Art Jetese

Infeksionet e bajameve, a është zgjidhje heqja e tyre

Infeksionet e bajameve janë një ndër shqetësimet kryesore të vjeshtës.

Në rastin infeksioneve, bajamet enjten, skuqen dhe vishen me një shtresë të bardhë ose të verdhë.

Infeksionet e bajameve shoqërohet me vështirësi në gëlltitje, dhimbje, temperaturë dhe ënjtje të gjëndrave limfatike në zonën e qafës.

Probleme të tilla zakonisht shkaktohen si pasojë e infeksioneve bakteriale apo virale.

Çfarë roli luajnë bajamet në organizëm?

Bajamet janë pjesë e sistemit limfatik.

Ndonëse të vogla dhe në pamje të parë të padobishme, bajamet luajnë një rol të rëndësishëm në organizëm, shkruan Agroweb.

Bajamet mund t’i përshkruajmë si një portier të fytit. Ato parandalojnë futjen e substancave dhe objekteve të huaja në mushkëri.

Kur infeksionet e bajameve bëhen të vazhdueshme, mjekët zakonisht rekomandojnë heqjen e tyre nëpërmjet kirurgjisë.

Heqja e bajameve rekomandohet nëse një fëmijë ka pasur mbi 3 infektime të fytit në vit për të paktën 3 vjet me radhë.

Të dhënat treguan se për  vetëm 2,000 nga 18,000 fëmijë që kishin kryer ndërhyrje, heqja e bajameve kishte qenë e justifikueshme në bazë të problemeve të përsëritura të fytit.

Pra vetëm 11 përqind e tyre i kishin hequr bajamet për arsye të forta.