Incidentet e Luanës një minutë para fillimit të emisionit
Publikuar:
(18.09.2023 10:07:08)

Moderatorja e spektaklit më të ri të dashurisë ‘Love Island Albania’, Luana Vjollca është përballur me disa “incidente” pak para transmetimit live të programit.
Ka qenë vetë moderatorja e cila, përmes një postimi në Instastory tregoi se i ka rënë faseta e dhëmbit të cilin e ka ngjitur vetë në kushtet e punës.
Dhe një tjetër incident i ka ndodhur një minutë përpara se të niste programi dhe këtë herë kishte të bënte me fustanin e saj.
Fillimisht ka patur një fustan portokalli të cilin e ka zëvendësuar me një të verdhë në momentin kur logoja e programit ishte në transmetim.

/Shqip.com