Sport Shqiptar

Ilir Daja: Nga ana psikologjike nuk jemi në momentin më të mirë pasi lodhja ka ndikimin e vet

Ilir Daja

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë se skuadra e tij nuk është në momentin më të mirë në aspektin psikologjik për shkak të numrit shumë të madh të ndeshjeve. Ballkani të dielën fitoi 2:0 ndaj Ferizajt, por ka humbur shumë raste.

“Pavarësisht se Ferizaj është në vendin e fundit, ne e kemi analizuar. Nuk i ka takon ai pozicion që ka, me lojërat që ka treguar. Ferizaj ka mbyllur hapësirat. Në këtë ndeshje më pëlqeu që rikthehemi te fitorja. Nga ana psikologjike nuk jemi në momentin më të mirë pasi lodhja ka ndikimin e vet. Por ekipi prodhoi, ndërsa duhet që finalizimin ta kemi më të mirë në mënyrë që ta shtyjmë lojën para dhe të jemi më të qetë më pas”, ka theksuar Daja për Art Motion.

Ballkani do t’i luaj edhe disa ndeshje të mbetura gjatë dhjetorit.

“Është ndeshja e 28-të që Ballkani e luan brenda katër muaj e gjysmë. Ekipi shkon në 35 ndeshje deri në fund dhe i bie që luan sa një kampionat të tërë për pesë muaj”, ka shtuar trajneri i Ballkanit.

/Shqip.com