Lajme

IKSHPK tregon gjendjen e ujit të pijshëm në zonat e vërshuar nga reshjet

Ilustrim.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një njoftimi ka treguar për gjendjen e ujit të pijes në zonat e vërshuara nga ana reshjeve.

Sipas njoftimit Uji në rajonin e Prishtinës i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm ndërsa shqetësim paraqet ende mos furnizimi 24-orësh për popullatën.

Pos Prishtinës edhe në qytetet si Gjakova, Rahoveci, Prizreni, Gjilani, Ferizaj e Kaçanik uji i pijshëm i përmbushë standardet.

Përkundër që në disa qytete, uji është i pijshëm, kjo nuk mund të thuhet për gjendjen në Mitrovicë, Skenderaj dhe Viti.

“Uji në qytetin e Mitrovicës dhe në Skenderaj nuk i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm. Uji në Viti nuk i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm” thuhet në njoftimin e ISHPK-së.

Më tutje në njoftim thuhet se mos furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm për popullatën mbetet akoma shqetësues dhe se  IKShPK/QU  në bashkëpunim me Kompanitë Rajonale të Ujësjellësve, do të vazhdojë angazhimin për stabilizim të furnizimit me ujë të pijshëm.

/Shqip.com