Lajme

IKSHPK: Omicron po shton intensitetin, situata mund të përkeqësohet

Varianti i ri i COVID-19, Omicron

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar edhe një alarm rreth shtimit të rasteve të infektuar me Coronavirus.

Nga IKSHPK kanë thënë se varianti Omicron po shton intensitetin çdo ditë dhe është varianti më dominues në qarkullim.

“Omicron po shton intensitetin çdo ditë dhe është varianti dominues në qarkullim. Omicron është tejet ngjitës, andaj mbani maskat në çdo vend, mbani distancën mbi dy metra edhe në mjedise të hapura edhe po qe se të gjithë bartin maska!”, thuhet në njoftim.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike

Sipas tyre, situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim.

“Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

Në fund kanë theksuar se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet./Shqip.com