IKShPK kërkon nga qytetarët t’i respektojnë masat anti-COVID

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat kundër COVID-19.
Kjo pasi siç thuhet “varianti delta po shpërndahet me shpejtësi”.
Të dielën, MSh raportoi për 1 mijë e 682 infeksione me COVID-19.
Pos kësaj, brenda njëzetekatër orëve të fundit u raportuan edhe 11 vdekje.
“Delta variantit ia kemi ndalë turrin edhe pse akoma po raportohen shumë raste pozitive dhe shumë vdekje duke shprehur ngushëllime për të gjithë familjarët”
“Virusi bartet shumë shpejt prej një personi në dhjetëra persona tjerë me pasoja që në të shumtën e rasteve mund të jenë fatale e që fatkeqësisht preken edhe fëmijët”, thuhet në njoftim.
Ministria e Shëndetësisë po kërkojnë nga qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19, pikërisht shkak i rrezikut nga variantet e reja. /Shqip.com