Igli Hasani nis vizitën në Kosovë nga kulla e heronjve “Gërvalla”: Atentati i 42 viteve më parë nga kriminelët jugosllavë
Publikuar:
(15.01.2024 23:34:32)

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka nisur vizitën zyrtare në Kosovë.
Kryediplomati shqiptar është ndalur fillimisht në fshatin Du të Deçanit ku ka qëndruar në kullën e heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla.
Hasani shoqërohej nga homologia e Kosovës dhe pasardhësja e Gërvallajve, Donika Gërvalla.
Ministri i Jashtëm shkruan në rrjetet sociale se heronjtë Gërvalla, të ekzekutuar me porosi nga Beogradi, dhanë jetën për Kosovën e pavarur.
“I nderuar që vizitën në Kosovë ta nis nga Duboviku i Deçanit, në kullën e heronjve “Gërvalla”, pak ditë nga 42 vjetori i vrasjes në një atentat nga kriminelët jugosllavë, i Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, të cilët dhanë jetën në emër të lirisë së Kosovës”, shkruan Hasani.
/Shqip.com