Rozë Ndërkombëtar

Icardi dhe Wanda Nara i japin fund martesës 9-vjeçare

Modelja Wanda Nara ka zbuluar se është ndarë me sulmuesin e Galatasaray, Mauro Icardi pas një martese nëntë-vjeçare.

Çifti ka pasur një marrëdhënie të vështirë gjatë vitit të kaluar, siç u raportua në media.

“Është shumë e dhimbshme të jetosh këtë moment, por, duke pasur parasysh ekspozimin tim dhe gjërat që shkojnë përtej spekulimeve mediatike, është më mirë ta dinë nga unë. Nuk kam asgjë më shumë për të sqaruar dhe nuk do të jap detaje për këtë ndarje, por ju lutem, keni mirëkuptim, jo ​​vetëm për mua, por edhe për fëmijët tanë”, ka shkruar Nara.

Pavarësisht njoftimit, Nara, nuk ka pranuar të jep detaje se pe çifti është ndarë.

Ata të dy kanë dy fëmijë së bashku, ndërsa ajo është në Argjentinë, Icardi ndodhet në Turqi.