Sport Ndërkombëtar

Ibrahimovic rikthehet ndaj Torinos

Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic pas një kohe të gjatë rikthehet pas një lëndimi në momentet me delikate për Milanin.

“Corriere della Sera” raporton se Ibra do të jetë në fushë kundër Torinos më 10 shkurt.

Objektivi i stafit drejtues është t’i jap disa minuta Ibrës, të mos e sforcojnë shumë, pasi dëshirojnë ta kenë në dispozicion me kohë të plotë për ndeshjen kundër Tottenham në Ligën e Kampionëve.

Gjithashtu në këtë ndeshje rikthehen edhe Maignan dhe Tomori.

Të gjithë në klubin kuqezi shpresojnë që Ibra të sjell pozitivitet, pasi atmosfera nuk është edhe aq e mirë.

/Shqip.com