Ibrahimovic do e shikojë Kampionatin Botëror – në televizor

Robert Lewandowski – do luaj në Katar.
Teksa, Zlatan Ibrahimovic do e shikojë nga televizori. Hera e fundit kur shtatëgjati ka luajtur – në botëror ka qenë viti 2006.
Polonia ka mposhtur Suedinë – me rezultat 2-0, për të siguruar një vend në Kampionatin Botëror – të vitit 2020.
Goli i parë në këtë takim u shënua në minutën e 50-të.
Nga pika e bardhë – i saktë u tregua Robert Lewandowski.
Sulmuesi polak po vazhdon të jetë në formë jetësore – dhe ky gol i sontëm ishte vetëm një dëshmi tjetër e kësaj.

U prit një kundërpërgjigje nga suedezët – por nuk erdhi.
Teksa, polakët shënuan edhe një herë.
Kur po zhvillohej minuta e 73-të, ishte mesfushori i Napolit, Piotr Zielinski që e tundi rrjetën për 2-0.
Deri në fund të takimit – rezultati mbeti i njëjtë.
Tashmë – Polonia është pjesë e Kampionatit Botëror “Katari 2022”.
Një biletë për në Katar – sonte e siguroi edhe Portugalia, e cila triumfoi 2-0 ndaj Maqedonisë së Veriut. /Shqip.com