Lajme

I zhdukur prej dy ditësh, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e 15 vjeçarit nga Fushë Kosova

15 vjeçari i zhdukur nga Fushë Kosova

Një 15 vjeçar i cili banon në lagjen 29 të Fushë Kosovës, ka dy ditë që është zhdukur, ndërsa familjarët po kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur atë, njofton Shqip.com.

Siç bëhet e ditur nga familjarët e tij në rrjetet sociale, A.Shakolli ka dalë nga shtëpia për të mbledhur kanaçe dhe që atëherë nuk është parë më.

“Ky djali këtu është Ali Shakolli, është nga Fushë Kosova – i lagjes 29, që dy ditë ka dalë prej shtëpisë dhe nuk është kthyer. Ju lutem nëse e shihni na kontaktoni”, thuhet në njoftim ku është shënuar edhe numri ku mund të kontaktojnë të gjithë ata që kanë informata që çojnë në vendndodhjen e tij.  

Rasti është lajmëruar edhe në polici. Babai i të zhdukurit ka raportuar se biri i tij ka dalë nga shtëpia më 26 nëntor dhe nuk ishte kthyer më.

“Me datë 27.11.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij kishte dalur nga shtëpia me datë 26.11.2021 në ora 11:00 dhe nuk ishte kthyer më. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë. /Shqip.com