Sport Ndërkombëtar

Hysaj shënon golin e parë për Lazion, demolojnë Spezian

Ndeshja mes Lazios dhe Spezias

Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj ka shënuar golin e parë nën fanellën e skuadrës së tij të re, Lazio duke kontribuar në fitoren e thellë të tyre kundër Spezias.

Lazio arkëton tri pikë të mëdha në duelin me Spezian të cilët i mposhtën me rezultat të thellë 6-1.

Të parët që kaluan në epërsi në minutën e 4-të ishin mysafirët përmes Daniele Verdes, por gëzimi i tyre nuk zgjati më shumë se një minutë pasi Ciro Immobile shënoi për të barazuar shifrat në 1-1.

Sulmuesi italian shënoi edhe dy herë tjera, në minutën e 15-të dhe në kohën shtesë të pjesës së parë për të kompletuar “Hat-trickun” e tij, për të shkuar kështu në pushimin e pjesës së parë me rezultat 3-1.

Me fillim të pjesës së dytë, Filipe Anderson shënoi gol për të thelluar rezultatin në 4-1.

Nga minuta e 51-të, mysafirët mbetën me një lojtar më pak pasi Kalvin Aminian u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj bëri paraqitje dinjitoze në këtë ndeshje ku edhe e gjeti golin e tij të parë në minutën e 70-të për rezultatin 5-1.

Në minutnë e 85-të, Luis Alberto venodosi rezultatin përfundimtar prej 6-1 përmes golit të tij.

Vlenë të përmendet se Vedat Muriqi u inkuadra në minutën e 81-të të ndeshjes për t’iu gëzuar së paku fitores së thellë të skuadrës së tij.

Pas javës së dytë në Serie A, Lazio kryeson me gjashtë pikë, ndërsa Spezia është në vendin e 12-të me një pikë./Shqip.com