Lajme

Hyn në fuqi regjimi i vizave të Ukrainës për qytetarët rusë

Foto: Global Look Press

Qytetarët rusë që nga e premtja do të kërkojnë vizë për të hyrë në Ukrainë.

Kjo pasi Kievi hoqi një regjim pa viza të para një dekade që lehtësoi udhëtimin përtej kufijve për qytetarët e të dy vendeve, raporton CNN.

Vendimi për t’i dhënë fund regjimit pa viza u njoftua nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të mërkurën, pas një peticioni nga një qytetar ukrainas.

Zelensky tha se në sfondin e pushtimit të Rusisë, ai mbështeti vendosjen e kontrolleve më të rrepta për hyrjen e qytetarëve të saj.

Përndryshe, lufta në Ukrainë ka kaluar katër-mujorëshin e saj, që prej se filloi më 24 shkurt të këtij viti. /Shqip.com