Humbja nga Tottenham, shpërthen Klopp

Liverpooli rezistoi me 9 futbollistë deri në minutën e gjashtë shtesë, por autogoli i Matip i dhuroi fitoren Tottenhamit në një sfidë të zjarrtë dhe të luftuar.
Dy kartonë të kuq për Curtis Jones (26’) dhe Diogo Jota (69’) dhe një gol i anuluar padrejtësisht i Luis Diaz (34’), që do kalonte Liverpoolin në avantazh, kanë tërbuar Jurgen Klopp.
Organi i gjyqtarëve PGMOL (Professional Game Match Officials Limite) pranoi gabimin e teknologjisë VAR në rastin e golit të anuluar të sulmuesit kolumbian, duke e cilësuar një gabim të rëndësishëm njerëzor.
Trajneri gjerman theksoi pas ndeshjes se ndihet më shumë se krenar për paraqitjen heroike të djemve të tij edhe pse është i vështirë për t’u pranuar një gjykim i tillë.
“Nuk kam qenë kurrë kaq krenar për ekipin tim. Nuk kam parë kurrë një ndeshje me kaq shumë episode të padrejta si kjo, u morën vendime të çmendura. Shënuam një autogol që është i rëndë të gëlltitet, por jam krenar për të gjithë. Te kartoni i parë i kuq, Jones shkon drejt topit, nuk është një ndërhyrje aq e dhunshme. Duket ndryshe kur e sheh me përsëritje, Jones ishte i pafat. Kartoni i parë i verdhë i Diogo Jotas nuk ishte kurrë për ndëshkim. Më pas e mori të dytin sepse mbrohet me tetë lojtarë pas tij. Nuk kam parë kurrë një lojë më të padrejtë se kjo kundër Tottenhamit. Goli i Diaz nuk ishte i parregullt“, u shpreh Klopp, thellësisht i zhgënjyer.
/Shqip.com