Lajme

Hoxhaj: Është mundësi e artë këtë kohë për t’u anëtarësuar Kosova në NATO

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, e sheh si mundësi të artë këtë kohë për t’u anëtarësuar Kosova në NATO, pas zhvillimeve që ndodhën në Banjskë të Zveçanit.

Ai tha se po flitet vetëm për menaxhimin e krizës në Veri dhe tha se nuk po sheh vizion të Qeverisë për proces politik.

“Gjatë këtyre 8 ditëve kemi folë vetëm për menaxhimin e krizës në Veri dhe njëjtë po folë edhe Osmani e Kurti dhe të tjerët në Qeveri dhe unë nuk po shoh vizion për një proces politik. A duam ne përveç ta mbrojmë sovranitetin, a duhet ta përmbyllim shtetndërtimin tonë në koordinim me partnerët.  E shoh mundësi të artë edhe për ta anëtarësuar Kosovën në NATO në këtë kohë, është mundësi e artë”, tha ai në Pressing.

 “Siguria është prioriteti i parë”, shtoi ai. Po sipas tij, dyert e Kosovës mund të hapen.

/Shqip.com