Hovenier shuplakë Qeverisë së Kosovës
Ambasadori i SHBA-ve, Jefrey Hovenier ka lënë të kuptohet se marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-ve kanë pësuar qarje.
Në një konferencë për media ai ka thënë se SHBA ka kërkuar partneritet me qeverinë e Kosovës, por se Qeveria Kurti nuk u përgjigj pozitivisht në këtë.
“Jam i shqetësuar që tani në intervistat e tyre, po thonë që kjo nuk do të ketë ndikim në partneritetin tonë. Dua ta përsëris se kjo nuk është e vërtetë. Siç ka thënë O’Brien, kjo situatë tashmë ka ndikuar në partneritetin tonë. Kërkojmë nga Kosova dhe Serbia të angazhohen konstruktiv në këtë. Të lejohet Serbia të ofrojë ndihma që përfshijnë, pensionet, ndihma shëndetësore dhe arsimin”.
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka kërkuar edhe njëherë që të pezullohet rregullorja e BQK-së për dinarin.
“Jim O’Brien, ka folur direkt këtë javë. Mesazhi i tij është i qartë, mesashi im është i qartë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shqetësime të mëdha lidhur rregulloren E kemi ngritur këtë shqetësim në publik dhe në takime private. Ne nuk sfidojmë Kushtetutën e Kosovës ose pavarësinë e BQK-së, por i kërkojmë qeverisë së Kosovës që ta pezullojë zbatimin e rregullores”, tha ai.
/Shqip.com