Lajme

Hovenier: Kosova të nisë me themelimin e Asociacionit, pa kompetenca ekzekutive

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka përsëritur qëndrimin se Kosova duhet të ecë para me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Hovenier, gjatë së mërkurës, theksoi se Amerika ka qëndrime të rrepta për mbështetjen e Kosovës.

Këtë deklarim e bëri pas vizitës në Gjakovë ku zhvilloi edhe një takim me kryetarin e kësaj komune.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendojnë që tani ka ardhur koha që Qeveria e Kosovës të ecë përpara me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. E dyta është se kemi qenë shumë të qartë se çka nuk duhet të jetë. Nuk duhet të jetë Republikë Serbe, nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Pra, sërish çështjet, të cilat i kemi përmendur edhe janë edhe në deklaratë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë po aq të qëndrueshme dhe të rrepta në mbështetjen e lirë për Kosovën, siç kanë qenë gjithmonë për një shtet, i cili është sovran, demokratik, shumëetnik dhe i pavarur. Dhe ne sjellim drejt qeverisë së Kosovës se si do ta përmbushë këtë vizion duke iu përmbajtur edhe atyre parimeve”, deklaroi Hovenier.

Lexo edhe:
Kurti: Asociacion një etnik në Kosovën me Kushtetutë shumë etnike nuk mund të ketë

Asociacion një etnik në Kosovën me Kushtetutë shumë etnike nuk mund të ketë

Kështu ka deklaruar gjatë ditës së sotme kryeministri i Kosovës kur është pyetur përsëri për qëndrimin e tij lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Kurti ka thënë se nëse Serbia dëshiron që në Kosovë të këtë zgjedhje një etnike le ta provojnë njëherë në shtëpinë e saj.

Po ashtu Kurti ka thënë se ai është i hapur për diskutime por që duhet të respektohet kushtetutshmëria dhe ligjshmëria.

Ai ka thënë se qytetarët e ka votuar që marrëveshja me Serbinë ta ketë njohjen reciproke në qendër.

/Shqip.com