Lajme

Hovenier: Asnjëri nga ne nuk dëshiron të shohë një Republikë Serbe në Kosovë

Jeffrey Hovenier, ambasador i SHBA-së në Prishtinë

Ambasadori i Shteteve të Bashkura të Amerikës, Jeff Hovenier ka thënë se askush nuk dëshiron që të krijohet një Republikë Serbe në Kosovë.

“Dua të jem i qartë që Shtetet e Bashkuara dhe mendoj edhe të gjithë partnerët tanë pajtohen që asnjë nga ne nuk dëshiron ta shohë diç të tillë. Asnjëri nga ne nuk beson që ky është mekanizëm i përshtatshëm për të arritur objektivat që duam ta shohim Kosovën duke i arritur, që janë shtet shumetnik, demokratik me kushtetutë funksionale dhe sistem qeverisës funksional”, ka thënë Hovenier.

Hovenier, ka thënë se qeveria amerikane beson se duhet të ketë Asociacion të Komunave me shumicë Serbe në një intervistë në Rubikon të Klan Kosovës.

Hovenier është shprehur se besojnë që mund të ketë mekanizma, përfshirë edhe një asociacion të komunave me shumicë serbe, që nuk e ka atë lloj të autoritetit ekzekutiv, që nuk e prish funksionimin e mirë të qeverisë, por që ua lejon komunave me shumicë serbe dhe udhëheqësve të tyre t’i bashkërendojnë punët me njëri-tjetrin./Shqip.com