Lajme

Hoti: VV-ja i kthehet propagandës dhe shantazhit ndaj atyre që e kundërshtojnë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri Avdullah Hoti e ka vazhduar me Kritika ndaj Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se kjo Qeveri në vend që të promovojë rrugë të reja, ajo po i kthehet propagandës së mashtrimit.

“Pas një viti e gjysmë në qeverisje, në vend që partia në pushtet të promovoj rrugë të reja, shkolla e spitale të reja, njohje të reja për shtetin e Kosovës, stadiume sipas standardeve të FIFA-s, furnizim me ujë për fshatrat që ende nuk kanë ujë, investime në sisteme të ujitjes në bujqësi, ajo parti i kthehet propagandës së mashtrimit, shantazhit ndaj atyre që e kundërshtojnë dhe fajësimit të qeverive të mëparshme për mungesën e rezultateve të veta”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar në faqen e saj zyrtare një video, që nis me fytyrën e Presidentit Hashim Thaçi, ish-zëvendëskryeministrit Fatmir Limajt dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

LV-ja akuzon ata se janë shkatërrues të shtetit dhe se nuk duan ta shohin Kosovën mirë.

“Shkatërruesit e shtetit që nuk duan ta shohin Kosovën mirë për 20 vite kanë qeverisur vendin. Herë vetëm e herë njëri me tjetrin. Formalisht të ndarë në parti të ndryshme por praktikisht në një qëllim: Rreth Kosovës së përbashkuar që e shihni veç si tender, si ryshfet, si haraç, si krim, si korrupsion e si çka tjetër. Ishte vetëm një subjekt që s’ishte në anën e tyre, VETËVENDOSJE!”, thuhet në postimin e VV-së, të përcjell me një video./SHQIP.com