Lajme

Hoti: Që 20 vjet bizneset asnjëherë nuk kanë qenë më të pasigurta

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Avdullah Hoti, ish-kryeministri i Kosovës, ka thënë se bizneset vendore asnjëherë, nuk kanë qenë më të pasigurta.

Në seancën plenare e cila është duke u mbajtur në Kuvendin e Kosovës, Hoti ka thënë se mosveprimi i Qeverisë ndaj krizave të shkaktuara, i shton problemet.

“Është rritur pasiguria në tregjet globale, për shkak të zhvillimeve në Ukrainë. Jam i vetëdijshëm që problemet s’i ka sjellë Qeveria ekzistuese, por mosveprimi ose veprimi i gabuar i qeverisë e rëndon barrën për qytetarët”, ka thënë Hoti.

Hoti ndër të tjera ka thënë se në sektorin publik, nuk ka asnjë investim të madh që krijon efekte multiplikues në ekonomi, për punësim, për të ardhura të përfitimit të bizneseve.

“Kemi parë bllokimin e OSHP-së që realisht i ka lënë të bllokuara miliona euro në Kosovë”, tha tutje Hoti para deputetëve në Kuvendin e Kosovës./Shqip.com