Lajme

Hoti: Mashtruesit kanë emër, qepja e thesit ndodhi vetëm për shqiptarët

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka vazhduar me Kritika për Qeverinë duke thënë se mashtruesit kanë emër.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se ata janë duke u krenuar se u ka tepruar buxheti në fund të vitit 2022, po e kanë ‘qepur’ thesin e tyre vetëm për shqiptarët kurse për serbët në veri e kanë hapur.

“Krenohen se u teproi buxheti në fund të vitit 2022, sepse “e kanë qepur thesin e shqyer”. Por “qepja e thesit” ndodhi vetëm për shqiptarët. E për serbët në veri e hapën thesin — 98 mil euro paguan për ta për energjinë. Mashtruesit kanë emër”, shkroi Hoti.

Kujtojmë se para disa kohësh Ministri i Financave, Punëve dhe Transferëve, Hekuran Murati kishte thënë se thesin e shqyer të buxhetit të shtetit tashmë e kishin qepur në kuptimin që me qeverisjen e tyre është rritur buxheti shtetëror.

/Shqip.com