Lajme

Hoti: Kurtit ia kemi dorëzuar të gjitha dokumentet e dialogut

Albin Kurti, Avdullah Hoti.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se “Albin Kurti, ia kanë dorëzuar të gjitha dokumentet e dialogut”.

Kryeministri Kurti, kishte deklaruar se “më shumë po marrin informacione për dialogun në Bruksel sesa në Prishtinë”.

Por, sipas Hotit, “Albin Kurti po mashtron”, përcjell Shqip.com.

“Janë dorëzuar të gjitha dokumentet me të cilat ka punu Qeveria ime me muaj të tërë në procesin e dialogut. Dhe normalisht ai në arkivën e Qeverisë ka pasë edhe dokumente të ndryshme që janë arritur në Qeverinë paraprake. Për çdogjë që unë kam bërë në Qeveri është protokoluar. Kryeministri Kurti mashtron si çdogjë tjetër. Tani më të gjithë e kanë të qartë”, u shpreh Hoti në RTV21.

Të mërkurën në Bruksel, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, është takuar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimin e drejtorin e së ashtuquajturës ‘”Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq. Kishte edhe takim trepalës.

Nga aty nuk doli asgjë konkrete, pos paralajmërimit të dhënë edhe më herët për takimin e Albin Kurtit e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, që do të zhvillohet gjatë muajit korrik. /Shqip.com