Lajme

Hoti- Kurtin: Ata që e përmendin luftën, e bëjnë për të mbuluar dështimin

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit, Albin Kurtit për një luftë të mundshme në Kosovë.

Ai tha se disa politikanë e përmendin luftën vetëm për të mbuluar dështimin në Qeveri.

“Disa politikanë që e përmendin luftën, e bëjnë për të mbuluar dështimin në qeverisje. E bëjnë për të zhvendosur vëmendjen e opinionit nga kriza energjetike, inflacioni i lartë e pakënaqësitë sociale”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai tha se në as në Kosovë dhe as një rajon nuk do të këtë luftë.

“Nuk do të ketë luftë në Kosovë dhe as në rajon. Asnjë qeveri në rajon nuk mundet dhe nuk guxon të mendojë të nisë luftë. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë në NATO. Ndërkaq, NATO-ja është e vendosur në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë. Serbia është e rrethuar me anëtarë të NATO-s”, ka shkruar ai.

Ai tha se e gjitha çfarë mund të jetë e pritshme të ndodhë është përballja e Kosovës dhe rajonit me kolaps ekonomik dhe demografik, sipas tij, nëse nuk zbatohen politikat e duhura, nëse nuk lëvizet më shpejt drejt integrimit evropian dhe nëse nuk zgjidhen mosmarrëveshjet ekzistuese.

Kryeministri, Albin Kurti

Ndryshe, Kurti, ka thënë se Serbia është kërcënim për paqen në Ballkanin Perëndimor sepse ajo po armatoset nga Kina dhe Rusia.

Këtë deklaratë Kurti e ka dhënë gjatë një intervistë ekskluzive për Večernji list.

Po ashtu Kurti, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një lufte në Kosovë, pasi sipas tij, rreth kufirit të Kosovës me Serbinë, në anën serbe janë 48 baza operative sulmuese progresive, prej të cilave 28 janë ushtarake dhe 20 i përkasin xhandarmërisë.

Gjithashtu, Kurti ka pyetur “nëse nuk ka përgatitje për luftë, pse vitin e kaluar Serbia dhe Rusia kanë pasur 104 stërvitje dhe aktivitete të përbashkëta ushtarake nga 91 që kishin planifikuar dhe në të njëjtën kohë.

“Dy stërvitjet më të rëndësishme ushtarake ishin ‘Mburoja Sllovene’ dhe ‘Vëllazëria Sllovene”, është shprehur Kurti./SHQIP.com