Lajme

Hoti: Kurti nuk e mbajti dialogun në binarët e njohjes reciproke

Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti
Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti nuk e mbajti dialogun në binarët e njohjes reciproke teksa ka shtuar se ujdia e arritur në Ohër është marrëveshja më e keqe që ka mundur t’i imponohet Kosovës për të cilën sipas tij janë përgjegjës Kurti dhe Osmani.

Tutje, ai ka thënë se marrëveshja e arritur në Ohër është ujdia më e keqe që ka pas mundësi t’i imponohet Kosovës.

Deputeti i LDK-së, Hoti në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjini po ashtu ka akuzuar kryeministrin Kurti se nuk e ka mbajtur dialogun në binarët e njohjes reciproke.

Unë i kam dhënë vërejtjet e mia, i kemi dhënë që nga fillimi i mandatit i kësaj qeverie vërejtjet tona si parti opozitare, që të punojnë me partnerët ndërkombëtarë, që dialogu të mbahet në binarët e njohjes reciproke. Kur e ka marrë mandatin kjo qeveri dialogu ka dalë nga binarët, mandej nga zhvillimet në veri fokusi i ndërkombëtarëve u kthye në menaxhimin e situatës atje dhe jo në synimin kryesor”, ka thënë Hoti.

Kurti dhe Osmani janë dy persona përgjegjës për këtë marrëveshje, është ujdia më e keqe që ka mundur ta imagjinojë dikush”.

Hoti ka thënë se kryeministri Kurti së bashku me presidenten, Vjosa Osmani janë personat përgjegjës për arritjen e marrëveshjes në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe se është marrëveshja më e keqe që ka mundur ta imagjinojë dikush.

Hoti ka thënë se të dy kanë mundësuar të arrihet një marrëveshje që e ka betonuar një status-quo të re.

Për fajin e Kurtit, për idetë e tij që duhet të zhbëhet çdo gjë që është bërë në të kaluarën. Nuk e kemi njohjen, tashmë Serbia nuk ka presion për të njohur Kosovën, krejt presioni ndërkombëtar ka qenë te njohja reciproke, Kurti dhe Osmani e kanë mbërritur një marrëveshje që  ka betonuar një status quo të re”, ka vijuar ai.

Sipas tij me qeverisjen Kurti, dialogu natyrshëm doli nga binarët teksa është shprehur se Kosova ka arritur deri këtu falë mbështetjes nga partnerët ndërkombëtarë.

Ne e kemi shpallë pavarësinë e koordinuar me ndërkombëtarët, po dëshiroj të theksoj nevojën që ka të bëjë me lidhjet e ngushta dhe këshillat me partnerët ndërkombëtarë për synimin përfundimtar në dialog”.

Ai ka thënë se në qeveritë paraprake, dialogu ka qenë i strukturuar dhe parashihej të mbyllej me njohje reciproke.

Tashmë kemi hyrë në rrugë pa krye, në qeverinë paraprake dialogu ka qenë i strukturuar, unë e di që do e kishim mbyllë dialogun me njohje reciproke. Është arritur një marrëveshje që ka krijuar një status quo të re pa njohje reciproke, i cili është kundërshtuar dhunshëm nga ky kryeministër”.

Ndërsa i pyetur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Hoti ka thënë se Kurti vetë e ka pranuar që do të ketë Asociacion dhe se ata tashmë po i kthehen marrëveshjeve paraprake që janë arritur në qeveritë e kaluara.

“Besoj që ky pyetje duhet t’i drejtohet atij. E ka pranuar që do të ketë Asociacion”.

Madje tash po i kthehen marrëveshjeve paraprake, thuhej qartë që Asociacioni formohet në përputhje me Gjykatën Kushtetuese”, teksa ka shtuar se te neni 7 është shumë e paqartë se si do të përfundojë Kosova me “vetëmenaxhim”.

Sipas tij, këto gjëra të tilla nuk mund të zhbëhen dhe pastaj duhet të zbatohen edhe nga qeveritë e ardhshme që vijnë në pushtet.

/Shqip.com