Ekonomi

Hoti kritikon ministrin Peci: duhet të merret me bujqësi, jo me çështjen e duhanit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, duke i thënë se po merret me çështjen e inspektorëve kundër duhanit dhe se, siç ka thënë ai, duhet të fokusohet më shumë në çështjet e bujqësisë.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, tha se investimet kapitale në bujqësi për periudhën janar-mars 2023 janë zero për qind.

“Kaq për mbështetjen për bujqësi.  Ministri Peci është bërë inspektor kundër duhanit, që është një çështje e rëndësishme. Por ai është ministër i bujqësisë dhe duhet të merret me bujqësi e jo me çështje të inspektorëve”, ka shkruar Hoti.

Hoti, tutje ka paraqitur statistika të subvencioneve që sipas tij janë gjatë qeverisjes së LDK-së.

Pagesat për subvencione në bujqësi: Janar-Mars 2021    24.96 mil euro

Janar-Mars 2022      4.86 mil euro

Janar-Mars 2023      0.28 mil euro

/Shqip.com