Horoskopi i datës 28 shkurt

-
dashi
Edhe pse do keni njëfarë krenarie dhe do ndiheni më superiorë, sërish do mbani marrëdhënie të mirë me të tjerët. Optimizmi do ju shoqërojë kurdo dhe do ndiheni të lumtur. Për ju të dashuruarit, komunikimi, toleranca dhe përulësia do jenë cilësitë më të mira të cilat do iu nxjerrin nga vështirësitë.
-
demi
Falë Marsit dhe Uranit do dini gjithmonë si të veproni sot, prandaj gjërat do ju ecin më së miri. Ju të dashuruarit duhet t’i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe nuk duhet të kërkoni me ngulm gjëra të pamundura. Ju beqarët do jeni të paqëndrueshëm dhe ka rrezik të refuzoni disa ftesa që do ju bëhen. Në fakt, do pendoheni shpejt për këtë sjellje tuajën. Në punë, do vazhdoni të jeni në kërkim të ëndrrave tuaja dhe mund të shpërqendroheni paksa nga gjërat reale që duhet të arrini. Kthehuni shpejt me këmbë në tokë nëse nuk doni të keni probleme. Financat do mbeten në të njëjtën gjendjen si më parë. Duhet të shpenzoni me kursim dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të jepni hua.
-
binjaket
Do bëni mirë të merrni disa vendime gjatë kësaj dite, pasi duke ia lënë gjërat kohës, nuk i dihet çfarë mund të ndodhë nesër. Ju që jeni në një lidhje keni rrezik të përballeni me zhgënjime të mëdha. Gjithçka që keni menduar për partnerin do bjerë poshtë menjëherë. Ju beqarët do bëni mirë të qëndroni edhe sot ashtu si jeni, sepse mundësitë nuk do jenë të kënaqshme. Në punë, nëse tregoheni shumë autoritare, keni për të hyrë në konflikt me të gjithë. Bëni shumë kujdes me mënyrën e komunikimit. Në planin financiar, ka rrezik të bëni gabime nga dëshira e madhe për t’u pasuruar shpejt. Asgjë nuk mund të bëhet me inat.
-
gafore
Nuk do ju pëlqejnë aspak komandimet gjatë kësaj dite dhe as ata që mundohen t’ua hedhin. Për fat të keq, suksesi nuk do jetë në anën tuaj. Ju të dashuruarit do jeni shumë xhelozë ndaj partnerit dhe mund të debatoni ashpër me të. Sa më shpejt ta kuptoni gabimin që keni bërë, aq më të lehtë do e keni të rivendosni qetësinë. Ju beqarët do realizoni takime të jashtëzakonshme dhe do e ndryshoni menjëherë statusin tuaj. Në punë, duhet të respektoni çdokënd që keni pranë dhe të keni më shumë besim tek ata. Dijeni se të vetëm nuk keni për të arritur shumë. Në planin financiar, do jeni të detyruar të bëni kujdes që gjendja të mos ketë më shumë tronditje.
-
luani
Komunikimi dhe privilegjimi i jetës sociale do ju ndihmojë shumë ta përmirësoni jetën tuaj sot. Do keni edhe ide shumë të këndshme që duhet t’i shprehni sa të mundeni. Nën ndikimin e madh të Venusit, ju të dashuruarit do i kushtoni më tepër rëndësi se kurrë më parë jetës në çift. Do kaloni më shumë kohë me partnerin dhe do i përgatisni surpriza. Ju beqarët do keni një ditë intensive dhe plot e përplot me takime. Shfrytëzojeni sa më shumë. Në punë, gabimet e disa kohëve më parë do ju bëjnë të bëni një bilanc të gjithckaje. Merrni sa më shpejt masa në mënyrë që situata të rregullohet. Financat do kenë goxha përmirësime falë një shume të konsiderueshme që do merrni pas një projekti të përfunduar.
-
virgjeresha
Gjatë kësaj dite do keni reflekse shumë të mira dhe do jeni përherë koherentë. Kjo mënyrë të vepruari do ju sjellë vetëm përfitime. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e mbushur me bashkëpunim kjo e sotmja. Gjërat do ju ecin më së miri dhe nuk do keni për çfarë të ankoheni më. Ju beqarët do kërkoni në çdo cep princin tuaj të kaltër, por nuk do mund ta gjeni dot atë. Në punë do jeni edhe më të përkushtuar se më parë kështu që në asnjë moment nuk do ju lindin probleme. Edhe mbështetja e kolegëve do jetë e adhurueshme. Në planin financiar duhet të bëni disa zgjidhje të zgjuara në mënyrë që situata të përmirësohet. Ju jeni të zotët kështu që mund t’ia dilni.
-
peshore
Ju do e kaloni ditën e sotme në një mënyrë të jashtëzakonshme. Do ndiheni të lumtur dhe krenarë për gjithçka keni mundur të arrini. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni më të dashuruar se kurrë dhe do i shprehin pafund ndjenjat tuaja. Nëse jeni beqarë do i koleksiononi aventurat dhe do ndiheni mjaft mirë. Gjithsesi do duhet ende kohë që statusi t’iu ndryshojë. Në punë keni për të shkëlqyer dhe të gjithë do ju mbajnë në gojë për mirë. Do keni ide fantastike edhe për projektet e kolegëve kështu që do i ndihmoni. Financat do kërkojnë më shumë maturi se kurrë më parë. Po bëtë gabime sot do keni probleme për një kohë të gjate. Mendohuni para se të veproni.