Horoskopi ditor, në punë duhet të jeni të mençur dhe të durueshëm
-
dashi
Mos jini debatues në dashuri, duhet të jeni të mençur dhe të durueshëm. Në punë do të jetë e mundur deri në fund të muajit të finalizohet një marrëveshje!
-
demi
Muaji shtator, në dashuri, përfundon me tensione. Duhet të sqaroheni me dikë. Në punë, keqkuptime të vogla në horizont, por gjithçka do të zgjidhet!
-
binjaket
Horoskopi premton gjëra të mira në dashuri, ju dëshironi të kompensoni të gjithë kohën e humbur. Në punë duhet të qëndroni të qetë dhe do të arrini të gjeni qetësinë shpirtërore. Nga ana tjetër, Jupiteri është me ju!
-
gafore
Hëna është në anën tuaj, por ka diçka që nuk shkon me dashurinë. Në punë, edhe aty gjërat nuk duken fort mirë, do të duhet të bëni kompromis!
-
luani
Mundohuni të ruani qetësinë në dashuri. Duhet t’i lini gjërat t’ju rrëshkasin, pa u përfshirë polemika. Në punë, përpara se të pranoni një propozim do të ishte mirë të mendoheni pak më shumë!
-
virgjeresha
Në dashuri, qielli ju buzëqesh dhe dy ditët e ardhshme janë të rëndësishme. Në punë, mos vallë ka ardhur koha për të lëvizur përsëri?
-
peshore
Nëse jeni beqar duhet të keni besim te të tjerët dhe të rizbuloni të njëjtin pasion si gjithmonë. Në punë po kërkoni stabilitet por kujdes sepse nervozoheni lehtë!