Horoskopi ditor, keni kujdes me tensionet në punë
-
dashi
Në dashuri përpiquni të kuptoni se cilat janë nevojat tuaja reale. Me pak fjalë, duhet të bëni pak bilancin e situatës dhe të mos e teproni. Megjithatë, në punë, një mik mund t’ju ndihmojë. Një rrjet i dendur kontaktesh mbetet gjithmonë i dobishëm.
-
demi
Në dashuri nuk është rasti të lini të sigurtën për të pasigurt. Në të vërtetë, do të ishte më mirë të përmbaheshit pas asaj që keni, veçanërisht në këtë fazë. Në punë kushtojini vëmendje financave, nëse keni nevojë të merrni një paradhënie ose të kërkoni një kredi.
-
binjaket
Në dashuri nuk duhet të jeni shumë të ashpër me partnerin. Ndonjëherë duket se ju pëlqen ta ngacmoni atë. Duhet të modifikohen disa ekuilibra, marrëveshje të vështira me Gaforren dhe Peshoren. Ruani qetësinë, mos u impononi me dhunë.
-
gafore
Në dashuri ka njëfarë nervozizmi, më mirë qëndroni larg. Në punë, megjithatë, vonesat janë të mundshme, përpiquni të mos e humbni durimin. Një pagesë mund të mos ketë ardhur në kohë, por koha është paksa e vështirë për të gjithë
-
luani
Pas mesit të muajit do të mund të gjeni një zgjidhje për disa çështje të zemrës që ju ‘ngacmojnë’. Deri atëherë është më mirë të qëndroni të kujdesshëm. Në punë po vijnë oferta interesante.
-
virgjeresha
Problemet ekonomike në këtë periudhë nuk kanë munguar dhe në planin afatgjatë mund të rëndojnë lidhjet tuaja në çift. Mundohuni të korrigjoni dhe bisedoni me njëri-tjetrin. Në punë, megjithatë, ka mundësi që kërkesa juaj të pranohet.
-
peshore
Qielli është shumë interesant për ndjenjat, falë pamjes së mirë të Venusit dhe Marsit. Mbi lajmet që vijnë, caktoni një takim gjatë ditëve në vijim. Mund të shfaqen mundësi të shkëlqyera karriere.