Art Jetese

Horoskopi ditor, çfarë rekomandojnë yjet për këtë vikend

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Në dashuri, mëngjesi do të jetë më i mirë se pasditja, por përpiquni të mos lodheni. Në punë, jeni mjaft të acaruar dhe do të dëshironit më shumë garanci për vazhdimësinë tuaj në pozicionin që keni.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Bëni kujdes në romancën tuaj sepse mund t’ju jenë futur këmbët në një këpucë. Ndërsa në punë, keni shumë gjëra për të bërë, por fokusohuni te organizimi!

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Në dashuri, dita do të jetë e bukur sepse Hëna është në shenjën tuaj. Në punë, kushtojini vëmendje shpenzimeve. Nëse nuk ia dilni dot, mund t’u bëni një kërkesë ekonomike kontakteve tuaja.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Falë ndikimit të Hënës, do t’i jepet drita jeshile një romancë të re dashurie apo kthimit të emocioneve të forta. Në punë, keni një agjendë të plotë, ndaj përpiquni të shkëputeni sado pak.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Do të jetë ditë interesante për ndjenjat, por bëni kujdes me persona të shenjës së Shigjetarit dhe Ujorit. Në punë, mos e humbni energjinë, idetë tuaja do të triumfojnë.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Falë ndikimit të Afërditës, do të lindin emocione të bukura, ndaj përfitoni nga ky moment magjik. Nga ana tjetër në punë, nëse duhet të bëjë zgjedhje rreth një propozimi, ka ardhur koha të veproni.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Në dashuri, sidomos në orët e fundit të ditës, përpiquni të mos krijoni polemika të panevojshme. Në punë, çdo gjë mund të nisë nga e para, por bëni kujdes me Dashin dhe Gaforren.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Falë ndikimit të Hënës, është rritur sharmi juaj. Nga këndvështrimi i punës, mos kini asnjë shqetësim dhe nëse ka diçka që nuk shkon, vijoni të punoni për të arritur synimet tuaja.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Në dashuri, pasditja është më e mirë se mëngjesi. Në fund, gjithçka do të shkojë ashtu siç duhet. Në punë, filloni të gjykoni me kujdes sepse do t’ju ​​duhet të bëni një zgjedhje të rëndësishme deri në fund të prillit.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Në dashuri, bëni kujdes nga keqkuptimet e vogla. Nga ana tjetër, mund të merrni konfirmime për disa çështje në punë, por mos u nxitoni.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Aspekti i mirë i Hënës favorizon çiftet. Nga ana tjetër, nëse keni çështje të lëna pezull, gjatë javëve të ardhshme, ato do të zgjidhen.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Më në fund do të vijë një ditë e këndshme për ju dhe ndjenjat tuaja, ndaj shfrytëzojeni në maksimum. Edhe në punë bëhuni gati të merrni lajme të mira.