Kulturë Kino

“Hocus Pocus 2” së shpejti rikthehet në Disney+

“Hocus Pocus 2” ka zbuluar trailerin e parë për vazhdimin e vonuar prej kohësh.

Disney konfirmoi një datë zyrtare të publikimit për “Hocus Pocus 2”, i cili vjen pothuajse 30 vjet pas filmit origjinal.

Traileri debutoi më 28 qershor 2022 – dhe së bashku me trailerin doli edhe një poster zyrtar.

Ndërkaq, u konfirmua në prezantimin fillestar të Disney në maj 2022 se vazhdimi do të dalë në Disney më 30 shtator 2022.

Xhirimet filluan në vazhdim në Rhode Island më 18 tetor 2021 dhe përfunduan në fund të janarit 2022.

Motrat Sanderson rikthehen për të marrë hak. Por u takon tri nxënëseve të shkollës së mesme që t’i ndalojnë shtrigat grabitqare që t’i realizojnë planet e tyre në Salem në prag të festës Halloween.

Bette Midler kishte konfirmuar pak a shumë në tetor 2020 se ajo do të kthehej për vazhdimin së bashku me Sarah Jessica Parker dhe Kathy Najimy si Winifred, Sarah dhe Mary Sanderson, respektivisht.

Po ashtu protagonistë do të jetë edhe Sam Richardson.

Njoftimi i aktorëve zbuloi gjithashtu se Doug Jones po kthehet si Billy Butcherson, ndërsa Whitney Peak, Lilia Buckingham dhe Belissa Escobedo luajnë përkatësisht Becca, Cassie dhe Izzy, tre adoleshentë që bëhen objektivi i Motrave Sanderson.