Lajme

Hill: Putinit nuk i intereson Kosova, e përdor si arsyetim ndaj asaj që po e bën në Ukrainë

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill,

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Putinit nuk i intereson fare Kosova.

Ai ka thënë se këtë e përdorë për të legjitimuar atë që po ia bënë fqinjëve të tij.

“Unë mendoj se ai nuk interesohet fare për Kosovën, ai thjesht po përpiqet të legjitimojë disi atë që po u bën fqinjëve të tij”, ka thënë Hill për mediat serbe.

Tutje, ai ka thënë se situata e luftës së fundit në Kosovë nuk mund të krahasohet me agresionin rus kundër Ukrainës.

“Ne nuk konsiderojmë se situata në Kosovë, e krijuar 23 vjet më parë, është e ngjashme me agresionin e armatosur dhe pushtimin tokësor të Rusisë në Ukrainë, sulmet e synuara ndaj ndërtesave të banimit ku jetojnë civilë, nuk shohim një analogji midis dy situatave”.

Kur bëhet fjalë për qëndrimin e Serbisë ndaj luftës në Ukrainë, ambasadori amerikan thotë se “nuk ka dyshim se Serbia po përpiqet ta përafroje politikën e saj me Perëndimin dhe se i ka shprehur qartë qëndrimet e saj për agresionin rus në Ukrainë”./SHQIP.com