Lajme

Hill: Asociacioni do të jetë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se “Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të formohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, si dhe dizajni i saktë i saj duhet të përcaktohet nga të dyja palët në negociata”.

Hill i vlerësoi si shumë të suksesshme negociatat në Ohër më 18 mars, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq arritën të merren vesh për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Unë mendoj se ata kanë bërë përparim. Unë do të doja të shihja disa gjëra më konkrete, por mendoj se ne po ecim shumë qartë drejt zbatimit të këtij procesi të dialogut. Ende duhet bërë shumë, veçanërisht në artikulimin e asaj që Asociacioni do të duket, kjo është një çështje kyçe”, tha Hill.

Ai tha se po bisedohet për organizimin e një takimi të ri mes Vuçiqit dhe Kurtit dhe shtoi se do të jetë një mundësi për të sqaruar disa gjëra.

/Shqip.com