Lajme

Haziri nuk pajtohet që vendi të shkojë në zgjedhje parlamentare

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Nuk duhet me iu përngjasua partive politike që kanë shkarku veten dhe kanë programu zgjedhje të jashtëzakonshme, ku përfshihet edhe roli ynë. E ke marrë mandatin, shtyje atë. Dëshmonu me qeverisje të mirë në këtë vend”.

Kështu ka deklaruar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri duke shprehur qëndrimin e tij kundër shkuarjes së Kosovës në zgjedhje parlamentare, përcjell Shqip.com.

Haziri, ka deklaruar se Qeveria Kurti ka shumicë stabile në Kuvendin e Kosovës dhe duhet ta shtyjë përpara mandatin.

Ilustrim

Më tej ka shtuar se “Zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe jostabiliteti politik nuk janë zgjidhje për problemet në Kosovë”, tha ai në emisionin Debat Plus.

Ndër tjerash, Haziri tha se në një shtet si Kosova nuk ka rehati në qeverisje, por sipas tij është gabim të mendohet se zgjedhjet janë zgjedhje për këto probleme./Shqip.com