Haziri: Në opozitë LDK nuk ka nevojë të sillet sikur VV

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, deklaroi të mërkurën se partia e tij në opozitë nuk ka nevojë të sillet sikur Lëvizja Vetëvendosje para se të vinte në pushtet, njofton Shqip.com.
Haziri tha se në opozitë LDK-ja po ndërtohet si parti lidere brenda Kuvendit të Kosovës.
“LDK nuk ka nevojë të sillet si VV’ja në opozitë. Nuk na duhet as vokacioni e as ‘armët’ e tyre. LDK’së nuk i duhet as sjellja e vokacioni i PDK’së e AAK’së.
Në opozitë jemi duke u ndërtuar si parti lidere brenda Kuvendit të Republikës, e cila nuk është as me atë palë e as me këtë palë. Roli ynë dallon si nata me ditën!”, shkroi ai në Facebook.
Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë parti e tretë fituese, pas Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës. LDK-ja ka 15 deputetë./SHQIP.com