Haziri: Draft-statuti i Asociacionit krijon autonomi territoriale e politike për serbët
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, “e ka pranuar, do ta finalizojë dhe do ta implementojë” Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Haziri shprehi shqetësime mbi implementimin e Asociacionit, duke theksuar se është duke krijuar një strukturë që do të ketë fuqi politike dhe kontroll në territor, pronë, dhe njerëz.
Haziri tha se dokumenti i fundit i Asociacionit i cili sipas tij është pranuar nga Kurti është dokumenti më i keq i një draft-statuti për Asociacionin.
Sipas tij ai dokument krijon të drejta deri në një autonomi territoriale dhe politike për serbët në Kosovë.
“Dhe e fundit dhe jo më pak e rëndësishme, duhet me e zbërthye drejt dhe qartë. Serbët e Kosovës në parim e diskriminimit pozitiv kanë të drejta shtesë, në nivel të Kushtetues. S’ka kush ma shumë më iu jep. Në nivel të pushtetit lokal. Po krijohet pushteti i tretë. Më së pakti është 08 që po krijohet e më së shumti është ky dokument që Kurti e ka pranuar.
Dhe që është tu e finalizu, ka me legalizu ka me legjitimu politikisht dhe në fund ka më impelmentu si Qeveri. Po e krijon pushtetin e tretë në Kosovë, që ka me pas fuqi politike, të kontrollit në territor, në prona, në njerëz dhë pastete. Nuk ka më marrë vetëm detyra ekzekutive. Fundja dy sisteme arsimi dhe shëndetësia, si rrjete kanë me u organizu në mnyrë të veçantë me zyre në Beograd, me financim nga Serbia”, ka thënë Haziri në “Debat Plus”.
/Shqip.com