Haxhiu: Zelensky as nuk mund të krahasohet me trimërinë e Bekim Shytit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka vizituar në spital ish-komandantin Bekim Shyti.
Ai i është nënshtruar operimit për t’i hequr copat e granatës që i kishin mbetur që nga koha e luftës.
“Bekim Shtyti u plagos disa herë gjatë luftës dhe asnjëherë nuk e ndali pushkën, posa sherohej kthehej në front edhe më i motivuar për ta vazhdur luftën për liri”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.
Duke kujtuar kohën e luftës, deputeti i PDK-së tha se kur Shyti ishte plagosur, në Oshlan në vitin 1999 ia kishte pastrua plagën.

Haxhiu përmendi edhe pjesën e shpenzimeve për të cilat thotë se Shyti ka paguar 2 mijë euro ndonëse ligji i garanton mbulim të shpenzimeve nga shteti.
Në fund, deputeti tha se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nuk mund të krahasohet me trimërinë e Shtytit dhe shumë ushtarëve të UÇK-së./Shqip.com