Lajme

Haxhiu: Vazhdon keqmenaxhimi në SHSKUK

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu ka thënë se në SHSKUK po vazhdon keqmenaxhimi.

Përmes një postimi në Facebook ai ka shpërndarë një video dhe disa foto nga spital i fëmijëve duke thënë se ky spital është pa laborator dhe jo funksional.

‘’Spitali i ri fëmijëve pa laborator dhe ende jo funksional me të gjitha kapacitetet e tij’’ ka thënë Haxhiu.

Sipas Haxhiut në këtë spital janë investuar mbi 22 milion.

Foto nga Spitali i Fëmijëve

‘’Mbi 22 milionë euro investime në Spitalin e Fëmijëve, ndërsa analizat bëhen në laboratorin e vjetër me kushte jo të përshtatshme’’ ka shkruar Haxhiu.

Foto nga Spitali i Fëmijëve

Sipas Haxhiut nga 4 salla të operacionit vetëm dy janë funksionale dhe me probleme organizative dhe menaxheriale./Shqip.com