Lajme

Haxhiu reagon për vrasjen e gruas në Prishtinë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar për vrasjen e 63-vjeçares nga burri i saj në Prishtinë.

Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se fenomeni i dhunës dhe vrasjes së grave është shumë shqetësues.

“Ky lajm, kjo vrasje e rëndë, na pikëllon thellë të gjithëve, por ne do të gjejmë edhe më shumë forcë, drejt ngritjes së vetëdijes qytetare dhe përgjegjësisë institucionale. Drejt luftës ndaj dhunës. Drejt vënies së drejtësisë”, ka shkruar ajo.

/Shqip.com