Lajme

Haxhiu: Qëndrimi i Qeverisë nuk ka ndryshuar sa i përket zgjedhjeve serbe në Kosovës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se qëndrimi i Qeverisë së Kosovës nuk ka ndryshuar sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovës.

Haxhiu ka deklaruar se qytetarët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë apo votimi të bëhet nëpërmjet postës.

“Serbia ka pretendime territorial dhe përmes mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë do të jetë në linjë me Kushtetutën e saj.  Ne kemi dhënë dy propozime për ata të cilët kanë shtetësi të dyfishtë ku ata mund të votojnë në zyrën ndërlidhëse ose nëpërmjet postës”, ka thënë ajo.

Qeveria e Kosovës kishte ndaluar mbajtjen e referendumit serb në Kosovës e cila kishte shkaktuar zemërim tek Serbia e cila është ankuar tek Bashkësia Ndërkombëtare ku është akuzuar Kosova për mosrespektim të marrëveshjeve. /Shqip.com