Lajme

Haxhiu: Politikanët tërhoqën mjetet nga Trusti, pse të ju mohohet qytetarëve

Deputeit i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka përsëritur thirrjen që Kuvendi t’ua mundësojë qytetarëve një tërheqje të re nga Trusti.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve të pozitës që të votojnë pro Projektligjit për ndyrshimet në fondin pensional.

“ I ftoj të gjithë deputetët që me vuillnet të lirë ta votojnë kërkesën e qytetarëve të Kosovës për tërheqjen e mjeteve nga Fondi Pensional. Dhe bëj thirrje që Qeveria ta ndalë presionin ndaj deputetëve”, tha ai.

Haxhiu ka thënë se nga publikimi i deklarimit të pasurisë shumë politikanë kanë treguar se kanë tërhequr mjete nga Trusti herën e kaluar. Ka pyetur se përse kjo t’u mohohet tash qytetarëve.

“Nga deklarimi i pasurisë u pa që shumë politikanë kanë tërhequr mjete nga Trusti, pse kjo tu mohohet qytetarëve. Edhe vetë drejtori i Trustit i ka tërhequr mjetet, kur pushtetarët tërheqin mjete nga Trustit pse kjo t’u ndalohet qytetarëve. I ftoj deputetët që me vullnet të lirë të vonojnë ligjin për tërheqjen e mjeteve të Trustit dhe Qeveria të ndal presion ndaj deputetëve”, ka thënë ai.

Ilustrim.

Të enjten, Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin për ndryshimet në fondin pensional. Sipas propozimit të Haxhiut, qytetarëve do t’u mundësohet tërheqje deri në 30 për qind të Trustit për të kaluar krizën ekonomike. Megjithatë, propozimi s’ka marrë mbështetjen e pushtetit.

Lexo edhe:
Sindikata e re e KEK-ut organizon protestë me 16 qershor, kërkojnë tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Theksojmë se më 16 qershor, sindikatat kanë thirrur protestë për këtë çështje e cila nis në ora 09:30.

Kësaj proteste i janë bashkëngjitur edhe Sindikata e Policisë së Kosovës./Shqip.com