Lajme

Haxhiu: Vetëvendosja ka fituar 1 herë, ama ka humbur 10 herë

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu

Në Kuvendin e Kosovës sot po diskutohet për grevën në procesin mësimorë.

Në fjalën e tij para deputetëve, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës ka hedhur akuza në drejti të Qeverisë Kurti lidhur më gjendjen e grevës.

Ai ka thënë se Vetëvendosja ka fituar 1 herë por që ka humbur 10 herë.

“1 herë keni fituar, 10 herë keni hup. Punoni more, se fëmija të shpija jonë. Mënoni që qytetarët kanë me votu SBASHK-un. Ata i votojnë ata që i zgjedhin problemet”, tha Haxhiu.

Haxhiu më tutje ka thënë se edhe në të kaluarën është folur për arsimin dhe gjendjen në arsim.

“23 vite mbas luftës është lehtë me fol, 64 % e shkollave shqipe në Kosovë kanë qenë të djegura në vitin 1999,  në vitin 2008 veç në Skenderaj kanë qenë 24 shkolla në kontejner” ka thënë Haxhiu.

Nuk ka cilësi në arsim derisa drejtorët e shkollave emërohen me çelës politikë ka shtuar më tutje Haxhiu./Shqip.com