Haxhiu i dhuron deputetes britanike aksesorë të punuara nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka pritur sot në ministri deputeten britanike, Alica Kearns.
Haxhiu tha se i ka dhuruar deputetes britanike aksesorë të punuar nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“E nderuar të pres 🇬🇧deputeten @aliciakearns në 🇽🇰Ministrinë e Drejtësisë. Pas takimit tonë produktiv, pata privilegjin t’i dhuroja disa aksesorë artizanale të bëra nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës dhe i tregova Këndin e Guximit, ku ekspozohen punime artizanale”, shkroi Haxhiu në platformën “X”.
Honored to host 🇬🇧MP @aliciakearns at the 🇽🇰Ministry of Justice.
Following our productive meeting, I had the privilege to give her some handicraft accessories made by survivors of sexual violence during the war and showed her the Courage Corner, where handicrafts are exhibited. pic.twitter.com/CJqBsAMSuL
— Albulena Haxhiu (@albulenahaxhiu_) October 21, 2023
/Shqip.com