Haxhiu: Besoj se do ta marrim besimin e opozitës për Vettingun

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas miratimit të koncept-dokumentit për Vettingun nga Qeveria e Kosovës, tha se do t’i ftojë në takim grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e amandamenteve të saj, përcjell Shqip.com.
Në një konferencë për media, Haxhiu shtoi se beson që opozita do ta mbështesë çështjen e Vettingut dhe do ta votojë atë në Kuvendin e Kosovës.

“Paralelisht gjatë kësaj periudhe planifikojë që t’i bëjë ftesë të gjitha grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës për takim me qëllim të ndërtimit të konsensusit në reformën dhe mbështjetjes së tyre për Vettingun në sistemin e drejtësisë. Duke marrë parasysh që edhe subjektet tjera e kanë pasur premtim në fushatë çështjen e Vettinunt, besoj se do ta marrim edhe besimin e opozitës”, tha ajo.
Tutje, ajo njoftoi se pritet që puna e grupit punues për Vettingun të filloj në tremujorin e vitit të ardhshëm dhe të përfundojë brenda pesë viteve.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës, ka miratuar koncept-dokumentin për Vettingun në sistemin e drejtësisë.
Për këtë, Kurti tha se “gjyqësori duhet të jetë i pavarur”, teksa shtoi se gjatë këtyre 200 ditëve Qeveria është angazhuar në reformimin e sistemit të drejtësisë, luftimin e krimit dhe korrupsionit./SHQIP.com