Lajme

Haxhiu: Asnjë parti s’ka punuar më shumë për veriun sesa PDK-ja

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë sot në kuvend se asnjë parti nuk ka punuar më shumë për veriun, sesa PDK-ja.

“Dua t’ua rikujtoj se asnjë parti deri më sot s’ka punuar më shumë për veriun se PDK nga viti 2008 e deri më tani”, tha Haxhiu.

“Për herë të parë ka filluar kthimi i shqiptarëve nga jugu në veri pas vitit 2008. Investimet kanë filluar nga viti 2008 në veri me PDK-në. Me PDK-në është rrëzuar muri ndarës te lumi Ibër. Me PDK është kthyer sovraniteti në pikat 1 dhe 31. Asnjë parti pra, s’ka punuar më shumë se PDK për veriun”, tha ai në Kuvend.

Largimi i barrikadave në Jarinjë

Në seancën e së enjtes, u zhvillua debat mes pozitës dhe opozitës rreth tensioneve të 31 korrikut në veri të vendit.

Opozita kritikoi qeverinë për zbrapsjen e vendimit i cili hynte në fuqi më 1 gusht, por me kërkesë të SHBA-së dhe BE-së, qeveria shtyu aplikimin e masave të reciprocitetit për datën 1 shtator./Shqip.com