Haradinaj: Qeveria totalisht e paaftë
Publikuar:
(26.05.2023 20:19:05)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar sërish për situatën në komunat veriore.
Me këtë rast ai ka adresuar kritika ndaj Qeverisë së Kosovës.
“Zhvillimet e sotme në veri na e vërtetuan sa vijon: Institucionet e sigurisë, të afta për punën e tyre ligjore; Qeveria, totalisht e paaftë për mbrojtjen e interesit shtetëror të Kosovës. Kryeministri i Kosovës nga ana e tij, të jetë maksimalisht i kujdesshëm dhe të mos ndërmarrë veprime të pakoordinuara me partnerët ndërkombëtarë”, ka shkruar Haradinaj.
/Shqip.com