Lajme

Haradinaj: Plani franko-gjerman është marrëveshja finale Kosovë-Serbi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka komentuar planin franko-gjerman.

Sipas Haradinaj ky plan është marrëveshja finale midis Kosovës dhe Serbisë/

“Kjo është marrëveshje finale,  nuk do të ketë marrëveshje tjetër, nuk do të ketë negociata midis Kosovës dhe Serbisë, do të ketë negocim vetëm për marrëdhënie të ndërsjella sikurse me Shqipërinë” ka thënë Haradinaj në RTK.

Ai më tutje ka thënë se nga Kurti ka kërkuar që marrëveshja me Serbinë nuk është mirë të vonohesh shumë.

Lexo edhe:
Escobar: Detajet e planit franko-gjerman pritet të bëhen publike shpejt

Haradinaj në fund ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi mund të ndodhë këtë vit.

Në anën tjetër, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimorë ka thënë se detajet e planit franko-gjerman pritet të bëhen shumë shpejtë publike.

Gabriel Escobar, thotë se pas diskutimeve intensive me të dy qeveritë, ai ka besim se do të fillojë angazhimi me publikun për të kuptuar thelbin e propozimit.

I pyetur rreth propozimit franko-gjerman, kryeministri Kurti kishte thënë se nuk ka propozim të tillë për marrëveshje finale.

/Shqip.com