Lajme

Haradinaj: Marrëdhëniet me miqtë e Kosovës janë jetike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se marrëdhëniet me miqtë e Kosovës janë jetike për rrugën drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

Ai deklaroi kështu gjatë një tubimi me mërgimtarë në shtetin e Zvicrës.

“Liria e që e gëzojmë sot, ka rrënjët tek përpjekjet dhe sakrifica e shumë brezave, e cila kulmoi me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare. Por, kjo liri është edhe falë aleatëve tanë në krye me ShBA-të, të cilët i kanë dhënë krah Kosovës në kohërat më të rënda. Për Aleancën, marrëdhëniet me miqtë tanë e me ShBA-të në veçanti, janë jetike për rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO dhe në proceset e tjera euro integruese”, ka thënë Haradinaj.

Më tutje Haradianaj ka thënë se  sot, shqiptarët në Zvicër janë vlerë e çmuar dhe e respektuar për shoqërinë.

/Shqip.com