Lajme

Haradinaj: Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar popullin shqiptar me rastin e 28 nëntorit- Ditës së Flamurit.

Përmes pamjeve nga kulla e Gllogjanit, Haradinaj ka uruar festën.

“Të dashur shqiptarë, Urime Festat e Nëntorit. Përjetësisht përulemi para të rënëve për liri të të gjitha kohërave. Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari. Nderime sot, për ushtarët dhe oficerët që i shërbejnë Atdheut” ka shkruar Haradinaj.

Theksojmë se sot për nder të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Shqipëri u mbajt kuvendi i përbashkët midis Kosovës dhe Shqipërisë.

/Shqip.com