Haradinaj – Kurtit: Zbrit në tokë se nuk udhëhiqet shteti me llafe
Publikuar:
(18.07.2021 16:30:39)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit “të zbresë në tokë sepse nuk udhëhiqet shteti me llafe”.
Haradinaj postoi një video të Kurtit kur kritikonte taksën e kombit 5 euro.
Por, sipas ish-kryeministrit të Kosovës, kundërshtimi i Kurtit nuk ka qenë i sinqertë, duke e lidhur këtë me taksën shtesë 5 euro për regjistrimin e veturave.
“Edhe kjo “nalepnica jote” ka mundur të kushtojë 1 euro, por ti paske hesape të tjera”, ka shkruar Haradinaj.
Ai shtoi se “Kurti është mashtrues”, por sipas tij “tash edhe shumë njerëz të tjerë e thonë këtë”.
Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që të ketë tiketë ngjitëse për veturat e për këtë duhet të paguhen 4.90 euro. /Shqip.com