Lajme

Haradinaj: Jemi bashkë në synimin tonë për një të ardhme të ndritshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar komunën e Suharekës me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Haradinaj bashkë me kryetarin e Komunës, Bali Muharremaj dhe me deputeten e Kuvendit, Albana Bytyqi, kanë vizituar shkollën fillore “7 Marsi”, më të vjetër të kësaj komune.

Haradinaj ka thënë se ndihet i emocionuar teksa ka parë nxënësit në hapat e tyre të parë në një botë me plot mundësi.

“Sot më shumë se çdo herë u emocionova teksa pashë nxënësit në hapat e tyre të parë në një botë me plot mundësi. Nxënësve ju thashë se jemi bashkë me ta, mësimdhënësit dhe prindërit, në synimin tonë drejt rritjes së cilësisë së arsimit dhe ndërtimin e një të ardhme më të ndritshme për vendin “, është shprehur Haradinaj.

/Shqip.com